
ADN-ja e djersës në syzet e rëna në dyqan të Armando Mitës dhe shenjat e gishtave mbi banak të autorit tjetër, Ardit Fejzullaj, çuan në zbulimin dhe identifikimin e grabitjes së mesditës të argjendarisë në Fier.
Dje u vlerësua masa e sigurisë ndaj dy të arrestuarve, ndërsa prokuroria paraqiti si prova shkencore pikërisht ADN-në dhe shenjat e lëna në vendin e ngjarjes. Gjykata vendosi si masë arresti 30 ditë burg për shtetasin Ardit (Ervin) Fejzullaj, 21 vjeç dhe “burg pa afat” për 20- vjeçarin Armando Mita. Fillimisht u zhvillua në mungesë seanca vlerësuese për Fejzullajn. Kjo pasi ai ndodhet në regjim spitalor në Fier për shkak të plagëve të marra në një tjetër ngjarje, ku është plagosur me armë zjarri. Prokuroria paraqiti fakte dhe prova, që sipas saj vërtetonin arrestimin e ligjshëm të të akuzuarit. Sipas prokurorit, janë siguruar tabulatet telefonike mes dy të arrestuarve, sidomos para dhe gjatë ditës së krimit. Po kështu sipas akuzës, dy të rinjtë kanë lënë në vendngjarje prova, të cilat janë administruar nga Policia. Një prej autorëve la gjurmët e gishtave të tij në banakun e argjendarisë, ndërsa tjetrit i ranë syzet në dysheme para se të largohej. Provën kryesore, atë të gjurmës së gishtave të gjetur në vendin e ngjarjes, prokuroria do ta paraqesë në Gjykatë pasi të mbërrijë përgjigjja nga Laboratori Kriminalistik në Tiranë, përgjigje e cila vjen brenda muajit….
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
FIER/ MAJLINDA RAMA
© Panorama.al











