Edhe këtë vit, një nga televizionet më të mëdha në Ballkan me seli në Sofje të Bullgarisë, që transmeton muzikë nga të gjitha trojet e Ballkanit, përfshirë këtu shtete, si Romania, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia dhe Shqipëria, do të organizojë eventin më të madh të ndarjeve të çmimeve për artistët, këngët, klipet, festivalet e performancat e artistëve nga mbarë trojet e lartpërmendura. Në këtë edicion ishte menduar që ftesë t’i bëhet njërës prej këngëtareve më të popullarizuara të gjeneratës së re, pop divës Adelina Ismaili, që të bëhet nominimi i saj në kategorinë ‘’Artist of the year 2012’’. Burime tona nga organizatorët në Tiranë dhe Sofje tregojnë se këngëtarja ka refuzuar kategorikisht ftesën, për shkak të mosplotësimit të kushteve që ka kërkuar ajo, e një nga ato kushte ka qenë vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës përkrah flamujve të vendeve tjera pjesëmarrëse. Organizatorët si duket nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë këtë kusht, për shkak të reagimit të artistëve nga Serbia, dhe janë zemëruar për mospjesëmarrjen e Adelinës në këtë event, si një nga yjet më të diskutuar dhe më të kërkuar në trojet ballkanike.
Jeta luksoze e këngëtares me Valin
Për suksesin e saj në tregun europian, Adelina Ismaili falënderoi hapur edhe menaxherin e saj, me të cilin tashmë edhe është lidhur. ‘’Gjithë ç’kam arritur në Europë, është puna dhe mundi i Valit’’, ka theksuar këngëtarja gjatë një interviste televizive në Kosovë. Valmir Krasniqi është i përzgjedhuri i pop divës Adelina Ismaili, si i fejuari me të cilin në të ardhmen këngëtarja mendon të krijojë familje. Por cila është jeta e tij para njohjes me këngëtaren? Çfarë ka punuar më herët? Pas kërkimeve që kemi bërë, mësuam se Valmiri prej kohësh ka qenë i
aktivizuar nëpër biznese të ndryshme, duke rezultuar i suksesshëm në shumë drejtime. Fillimisht, Krasniqi është marrë me menaxhimin e disa diskotekave në disa kantone të Zvicrës, më pas ka krijuar fondacionin ‘’Iliada Entertainment”, produksionin me gjithë kompaninë me të njëjtin emër ku kyçet edhe këngëtarja Adelina Ismaili si bashkëpronare. Përmes kësaj kompanie zhvillohet karriera e saj në mbarë Europën dhe vendet ku flitet shqip. Më vonë, Krasniqi vazhdon me menaxhimin e karrierës së Adelina Ismailit për ta bërë një këngëtare shumë të suksesshme edhe në tregun europian, duke e ndihmuar të depërtojë në mediat zvicerane, gjermane e franceze, përfshirë këtu mediat e shkruara dhe televizive.
JETA E ÇIFTIT NË MONTREUX TË ZVICRËS
Jeta e tyre zhvillohet në shumë vende të botës, andej nga i kanë angazhimet muzikore. Adelina është në realizim e sipër të albumit për tregun europian, ku do të përfshijë edhe disa këngë në gjuhë të ndryshme, duke mos e anashkaluar gjuhën shqipe. Ndësa nata i zë nëpër hotele e aeroplanë për shkak të udhëtimeve, çerdhja e çiftit është në qytetin e bukur Montreux të Zvicrës, një qytet afër liqenit në kantonin e Gjenevës. Flitet se çifti është po jeton në një vilë shumë luksoze në këtë qytet, ndërsa gjatë kohës së lirë Adelinën e vizitojnë miq dhe familjarë të shumtë atje.











