Këngëtarja bitanike e zhanrit R&B, Adele, fitoi çmimin Grammy mbrëmë në Los Anxhelos në të gjashtë kategoritë që ishte emëruar. Albumi i saj “21” fitoi si albumi i vitit dhe albumi më i mirë pop. Kënga e saj Rolling in the Deep si incizimi i vitit, kënga e vitit dhe videoja e shkurtër muzikore më e mirë. Adele fitoi gjithashtu si këngëtarja më mirë solo me këngën Someone Like You.
Ceremonia e çmimeve Grammy filloi me një notë zije nga drejtuesi i programit
LL Cool J, që i ftoi të pranishmit të luteshin për Uitni Hjustonin, këngëtaren e famshme që u gjet e vdekur të shtunën në dhomën e saj të hotelit në Los Anxhelos, ku kishte ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e mbrëmshme. Këngëtarja 48-vjeçare dhe njëkohësisht aktore ishte fituese gjashtë herë e çmimit Grammy. Policia tha se po heton shkakun e vdekjes së saj, por bëri të ditur se nuk ka të dhëna për ndonjë akt kriminal.
Këngëtarja Xhenifër Hadson këngoi hitin I Will Always Love You për të nderuar kujtimin e Hjustonit.
© Panorama.al











