Adele kalon Jackson, ’21’ albumi i pestë më i shitur në Britani

May 3, 2012 | 20:35

Adele shënon rekorde të reja. Albumi i britanikes “21” ka marrë statusin e albumit të pestë më të shitur në të gjitha kohrat në Britaninë e Madhe.

Të dhënat e publikuara nga kompania zyrtare e klasifikimeve tregojnë se këngëtarja e “Rolling in the Deep” ka shitur 4.274.300 kopje, 500 më shumë se albumi historik i Michael Jackson “Thriller”

Përveç kësaj, rekordet vazhdojnë, pasi albumi ka një mesatare prej 20.000 kopjesh të shitura në javë.

“Thriller” njihet prej kohësh si një prej albumeve “ikonë” i të gjitha kohrave, tani s’ka asnjë dyshim se albumi “21” i Adele po ecën në të njëjtën rrugë.

Këngëtarja, e cila mbush 24 vjeç këtë fundjave, ka marrë 6 çmime Grammy, dhe dy çmime Britt Awards.

Por ndërsa fansat e saj presin me padurim këngë të reja nga ajo, para pak kohësh Adele deklaroi se do të merrte dy vite pushim deri në albumin e saj të rradhës.

“Në këtë mënyrë kam punuar me dy albumet e mia të mëparshme”, tha Adele gjatë një intervistë, “ndaj do të vazhdoj të punoj kështu edhe me albumin e tretë.”

Pese albumet më të shitura të të gjitha kohrave në Britaninë e Madhe
1) Greatest Hits – Queen

2) Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band – The Beatles

3) Gold – Greatest Hits – Abba

4) What’s The Story Morning Glory? – Oasis

5) 21 – Adele

Performancë LIVE në Britt Awards

 

© Panorama.al

Te lidhura