ACR, thirrje minatorëve: Kthehuni në punë

Aug 25, 2011 | 13:50

Kompania ACR i ka bërë thirrje sot minatoreve t’i rikthehen punes, duke u premtuar njohjen e te drejtave qe u takojne.

Permes nje deklarate drejtuar minatoreve, ACR kerkon se puna duhet te rinise per në normalitet të minierës së Bulqizës.Minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën”- thuhet ne deklarate, ku shtohet se me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR.

Sipas kompanise ACR, minatoret duhet te shohin interesat e tyre, e nuk duhet te bien pre e kërcënimeve të kreut te konfederates, Kol Nikolla.

© Panorama.al

Te lidhura