ACR: Do hartojmë memorandum mirëkuptimi

Aug 12, 2011 | 15:14

ACR, nëpërmjet administratorit, Giga Bedineishvili e cilësoi takimin e sotëm me minatorët si një hap pozitiv drejt një marrëveshjeje.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Bedineishvili tha se palët kanë rënë dakord që kompania të hartojë sa më shpejt një memorandum mirëkuptimi, të cilin do të ua dërgojë menjëhëre minatorëve.

“Ishte një takim pozitiv, më në fund arritëm të uleshim së bashku me minatorët pa pjesmarrjen dhe ndërhyrjen e njerëzve jashtë kompanisë dhe mund të them se kemi ecur përpara. Ne informuam minatorët se ACR tashmë ka plotësuar kërkesat e tyre për rritjen e pagës 20%, përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës si dhe transparencë të plotë të investimeve në minierën e Bulqizës. Në përfundim të takimit u ra dakord që ACR do të hartojë sa më shpejt të jetë e mundur memorandumin e mirëkuptimit të cilin do të ua dërgojë menjëhëre minatorëve”- thuhet në deklaratën e administratorit Giga Bedineishvili.

Ndërkohe takimi i sotem mes ACR-se dhe minatoreve u mbyll pa ndonje marreveshje konkrete. Kreu i Konfederates se Sindikatave, Kol Nikolli pas takimit tha se, Giga Bedineishvili, në mënyrë të papërgjegjshme nuk pranoi asnjë nga kërkesat e minatorëve. Ai tha se grave do të vazhdojë dhe se janë gati per greve urie edhe 700 minatorët e tjerë.

© Panorama.al

Te lidhura