
VLORE- Drejtoresha e Spitalit Psikiatrik të Vlorës dhe dy mjeke te tij jane pezulluar nga puna nen akuzen per korrupsion dhe abuzim me raportet per kempin.
Sipas te dhenave te para mesohet se drejtoresha Antonela Aga akuzohet për korrupsion, ndërkohë që mbi mjeket Diana Vrahimuço dhe Shqiponja Rrapi rëndon akuza e falsifikimit të dokumentave për marrje kempi padrejtësisht.
Vendimi për pezullimin nga detyra u dha sot nga Gjykata e Vlorës, e cila vendosi masën detyrim paraqitje për 3 të akuzuarat.











