Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, informuan blutë e kryeqytetit.
Ndërkohë janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– F. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
– R. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Babrru, në autobusin e linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit si dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– A. Ll., 37 vjeç, banues në Rubik, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, arrestuan shtetasin D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, në fshatin Ndroq, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, gjatë parakalimit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, është përplasur me një kamion, dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja është dëmtuar lehtë pasagjeri, shtetasi E. K., që udhëtonte me shtetasin D. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al