Ish-misi i Kosovës, Drenusha Latifi, ka rrëfyer për mediat kosovare dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti i saj i parë, i cili nga ana tjetër i ka mohuar këto akuza.
Në një intervistë për Klan Kosova, Latifi tregoi se gabimi i madh i saj në raport me rastin që i ka ndodhur është se ajo nuk e ka kallëzuar në polici dhunën ndaj saj.
Ish-misi po ashtu ka nxjerrë edhe disa foto të saj me shenja të mavijosura në fytyrë dhe trup, nga dhuna që kishte përjetuar.
Ajo tregoi mes lotësh se dhuna nga ish-bashkëshorti ka ardhur edhe për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike apo alkoolit nga ai.
“I ka ardhur edhe nga substancat narkotike, alkooli që ka përdorur në shumicën e rasteve”, tha ajo.
“Kjo ka qenë dita më e keqe. Këtu ishim me pushime në Sarandë. Një ditë më parë ka pasur vajza ime ditëlindjen. Fëmijët nuk më kanë parë, i kam lënë në makinë dhe jam kthyer në dhomë për të marrë diçka Kur jam kthyer ka filluar të më sulmojë fizikisht. Është shumë e rëndë të flasësh për këto tema, aq më tepër kur she një dhunues që flet aq lehtë dhe e mohon diçka që e ka bërë, është tepër e vështirë.
Unë nuk besoj se një femër mund të ndahet nga dikush veç se ka qejf, ose se u ka dhënë mundësia. Unë e kam pasë shumë të vështirë të flasë për këtë temë dhe për atë i kam ikur kësaj gjëje edhe për atë ndoshta nuk kam shkuar në polici, ndoshta aty ka qenë gabimi im më i madh që kam bërë. Nuk e kam denoncuar.
I ka ardhur edhe nga substancat narkotike, alkooli që ka përdorur në shumicën e rasteve. Të një raste tjetër, kemi shkuar për të marrë një kredi në emrin tim dhe nun i është aprovuar, kur kemi ardh në shtëpi ka ushtruar dhunë”, ka thënë Latifi duke qarë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al