A thua mund të jetë kjo Rina e Besnikut të “NRG Band”?

Jun 11, 2011 | 13:42

Besnik Qaka, solisti i grupit Nrg Band, duket se i ka shijuar më shumë se askush tjetër paskuintat e  festivalit “Top Fest 8”.  Me një këngë shumë ritmike të titulluar ‘Rina, Rina”, ky grup muzikor i njohur në  Kosovë dhe tashmë shumë në Shqipëri, arriti të bënte shumë fansa për vete. Por shumë mund të pyesnin se kujt i kushtohej kjo këngë, kush mund të ishte Rina balerina që Besniku në vargjet e refrenit I drejtohej me fjalët “I imja je”. Paparaci ynë ka arritur ta fotografojë këngëtarën me një vajzë simpatike bionde, me të cilën qëndronte shumë afër dhe shkëmbente puthje e përqafime vazhdimisht. Mbetet thjesht për t’u vërtetuar, nëse kjo vajzë bionde është Rina e famshme e këngës së Nrg Band.

© Panorama.al

Te lidhura