OSBE/ODIHR ka publikuar sot raportin final për zgjedhjet e 8 majit. Sipas ODIHR, në tërësi zgjedhjet kanë qenë trensparentë dhe konkuruese dhe se votimi më 8 maj ka qenë pozitiv, por mjedisi ka qene mjaft i polarizuar.
ODIHR thekson në raport se problem ka patur në disa qendra votimi. Raporti thekson se dy partitë e mëdha në vend nuk përmbushën detyrimet e tyre.
Lidhur me numërimin e votave në kutitë e gabuara, raporti vë në dukje se Kodi Zgjedhor nuk parashikon procedurë për numërimin e votave të gabuara.
Sipas ODIHR, KQZ dhe KZAZ nuk kanë respektuar Kodin Zgjedhor, ndërsa nuk lë pa përmenduar stërgjatjen e procesit zgjedhor.
© Panorama.al












