TIRANE- Triumf te “Aleances per qytetarin” dhe fitoren e katërt te PD-së, pas atyre të viteve 2005, 2007 dhe 2009, i ka cilesuar kreu i demokrateve, Sali Berisha zgjedhjet vendore.
Ne fjalen e tij ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD-se, Berisha ka vleresuar masivitetin ne keto zgjedhje dhe voten, si nje besim te madh te qytetareve te kjo aleance dhe kjo qeveri dhe ka sulmuar kundershtarin per politiken bllokuese qe po ndjek edhe sot.
Sipas tij, nëse votat do të përktheheshin në sistemin e zgjedhjeve parlamentare, “Aleanca për Qytetarin” ka marrë 17 deputetë më shumë. Berisha akuzoi Ramën se kërkoi me dhunë dhe kërcënim ndaj drejtuesve të institucioneve të pavarura, t’ju impononte shqiptarëve rezultatin paraprak.
“Jemi mbledhur sot pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 majit,
për një analizë të këtyre zgjedhjeve në tërësi. Dhe ashtu siç kishim vendosur për zgjedhjen e strukturave. Për PD, aleatët e saj, por për vendin dhe mbarë shqiptarët ishte procesi më i bukur zgjedhjeve vendore. Dhe në disa aspekte ishte procesi më unik që nga zgjedhjet e para të lira të korrikut 1991”, tha Berisha.
Berisha ka bere nje analize te gjate te arritjeve, duke premtuar vijim te reformave. “Ne duhet të kapim me cdo kusht kohën e humbur do bëjmë cdo përpjekje të ecim në projektin Shqipëria vendi i zhvilluar. Jemi të vetëdijshëm se në këtë projekt vështirësitë janë serioze, se rruga jo vetëm nuk është një bulevard, por eshte e tatepjete e veshtire”- tha ai, duke premtuar konsolidimin e aleances dhe te tjera pune te mira per shqiptaret.
Berisha ka kujtuar se koalicioni fitoi në 290 komuna e bashki, ‘kundrejt 149 komuna e bashki që fitoi aleanca e vetmisë së madhe, ose aneanca e kazanit”
Sipas tij, në Tiranë u përballën dy kultura, u përball morali qytetar me mafien” tha Berisha dhe Ramën se kërkoi të impononte fitoren me “dhunë e terror”.
Mbledhja
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar, formumin me te larte te demokratëve. Sipas axhendes se mbledhjes, sot pritet te behet analiza e detajuar të zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Nderkohe qe pritet te votohet edhe kryesia e re. Mbledhja nis me fjalen e kreut te PD-se, Sali Berisha, njeheresh kryeminister i vendit.
Pjesa e pare e mbeldhjes eshte menduar t’i dedikohet teresisht analizes se zgjedhjeve per pushtetin vendor.
Nderkohe qe ne pjesen e tyre qe pritet te zgjase dero pasdite do të nisë votimi i fshehtë për të përzgjedhur 27 anëtarët të rinj të kryesisë së partisë më të madhe të maxhorancës.
© Panorama.al












