Revista amerikane boton foton e “fundit” të Houston

Feb 22, 2012 | 20:27
Kopertina e “National Enquirer”

Një fotografi që tregon Whitney Houston në një arkivol të hapur është botuar në kopertinën e numrit të sotëm të të përjavshmes amerikane “National Enquirer”

Fotoja trishtuese tregon këngëtaren e shtrirë të vdekur në arkivolin e saj të artë, veshur me një fustan mbretëror ngjyrë vjollcë, me një karficë zbukurimi dhe me një palë vëthë diamanti.

E përjavshmja amerikane e ka botuar foton në kopertinë shoqëruar me një titull të guximshëm, “Whitney! Fotoja e fundit”

Miqtë dhe shumë figura publike kanë shprehur menjëherë zemërimin e tyre me veprimin e “National Enquirer”.

© Panorama.al

Te lidhura