5-vjeçarja noton me peshkaqenët

Jul 10, 2012 | 15:11

Dy prindër janë quajtur të papërgjegjshëm pasi kanë lënë vajzën e tyre pesëvjeçare të notojë me peshkaqenët. David dhe Elana Barnes, nga Konektikat, SHBA, kanë lejuar vajzën e vogël, Anaia të notojë me peshkaqenë gumë, limon dhe tajë gjatë pushimeve të tyre në Bahamas. Një video e “aventurës” së vogëlushes ka marrë shumë komente dhe kritika pasi u hodh në faqen e “YouTube”, ku është parë pothuajse 200 mijë herë. Çifti kanë deklaruar se ishin plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet dhe ishin të kënaqur që Anaia ishte e sigurt gjatë aktivitetit. “Në asnjë moment nuk e ndjeva se do të ishte në rrezik”, tha zonja Barnes gjatë një interviste në emisionin “Good Morning America”. Ndërsa z. Barnes, duke mbrojtur teorinë se nuk mund të jetohet pa rreziqe, shtoi se “ka rreziqe në çdo gjë që bëjmë në jetën e përditshme. Jam më shumë i shqetësuar nëse fëmijët nuk lidhin rripat e sigurimit në autobusët e shkollës sesa kjo”, tha ai. Peshkaqenët “Tajë” dhe “Limon” nuk konsiderohen të jenë agresivë me njerëzit, por peshkaqenët “Gumë” përbëjnë kërcënim.

© Panorama.al

Te lidhura