Duket se këngëtarja e njohur Elvana Gjata për momentin është më e preferuara në garën e kërcimit ‘’Dancing with the stars’’, në të cilën marrin pjesë personazhe shumë të njohur të skenës sonë. Vajza seksi e muzikës, që bëri për vete shumë fansa me muzikën dhe sensualitetin e saj, si duket po fiton zemrat e shqiptarëve edhe në këtë garë. Nga votimi online që është hapur në faqen zyrtare të “Dancing”, vota të shumta po shkojnë në favor të Elvana Gjatës e cila ka lënë mbrapa shumë femra seksi, siç janë Adelina Tahiri, Inida Gjata dhe Afërdita Dreshaj e shumë konkurrentë të tjerë të njohur. Votat online në adresë të Elvanës janë në numër të shumtë, saqë e bëjnë një nga pretendentet kryesore për të fituar çmimin e madh të kësaj gare. Deri në momentin që po flasim, vota të shumta po shkojnë në adresë të këngëtares. Ajo ndiqet pas nga këngëtari Vedat Ademi i cili po përkrahet shumë nga faqet e fansave të Ledri Vulës në facebook, si dhe nga Afërdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri, ndërsa konkurentët e tjerë janë shumë mbrapa, të mos themi që mezi kanë siguruar nga 100 vota like dhe shumë të tjera dislike.











