21 janari, Rama- McIlwham: Hetim të paanshëm

Jan 18, 2012 | 17:48

TIRANE- Funksionimi i sistemit të drejtësisë në një shtet ligjor dhe domosdoshmëria e hetimit të paanshëm të ngjarjes tragjike të 21 janarit të vitit të kaluar, ishin në qendër të takimit të sotëm të kreu të opozitës, Edi Rama dhe ambasadores së Britanisë së Madhe Fiona McIlwham.

Gjatë takimit, kreu socialist Rama ka informuar ambasadoren për përpjekjet dhe sfidat me të cilat ndeshet Partia Socialiste për realizimin në kohë dhe me cilësi të reformës zgjedhore, parlamentare dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi, duke e falënderuar atë për vëmendjen dhe ndihmën konkrete të Britanisë së Madhe në këtë drejtim.

Gjithashtu, Rama ka përsëritur angazhimin e Partisë Socialiste për kryerjen e reformave të duhura për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, si dhe kontributin e bashkësisë ndërkombëtare në këtë proces. Ambasadorja McIlwham rinkonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme dhe inkurajimin e Britanisë së Madhe për përmbushjen e standardeve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

© Panorama.al

Te lidhura