20 shkurti, PD: Rama t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve

Feb 20, 2012 | 15:30

TIRANE- Deputeti demokrat Fatbardh Kadilli ne emer te PD i ka bere apel kreut te PS-se, Rama te distancohet nga e shkuara dhe t’u kerkoje ndjese shqiptareve. Ne nje deklarte per shtyp, ai tha se kjo dite duhet te ishte dita e pendeses per Ramen, por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

“Për Edvin Ramën kjo ditë do të ishte rasti i pendesës, do të ishte mundësia për t`i kërkuar falje shqiptarëve. Shqiptarët ia bëjnë ketë apel Ramës që të shkëputet nga e kaluara, të distancohet nga krimet mizore të bllokut” tha ai.

Sipas tij Rama duhet të kërkojë falje për varjen e poetit Avzi Nela, që e dënoi Fehmi Abdiu dhe e firmosi Kristaq Rama.
“Kjo ditë është një rast tjetër i humbur për zotin Rama për të kërkuar falje. Sot kur shqiptarët i kërkojnë që të pendohet, sot ai përditë e me shumë po mbledh rreth vetes persekutorët e diktaturës” perfundoi Kadilli.

© Panorama.al

Te lidhura