15-vjeçari burgoset tre vjet, pasi puthi dy vajza 13-vjeçare

Feb 1, 2012 | 12:51

Një djalë 15-vjeçar është dënuar me tre vjet burg në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u kap duke puthur dy motra. Babai i dy vajzave 13-vjeçare ka njoftuar policinë pasi ka gjetur 15-vjeçarin në shtëpinë e tij, në Abu Dhabi. Përveç akuzës për ngacmim seksual, djali u akuzua edhe për hyrje me dhunë në banesë, derisa ai i tha gjykatësit se vajzat e kishin lënë me dashje të hynte brenda. Dy vajzat kanë refuzuar të përgjigjen  dhe nuk e pohojnë e as e mohojnë akuzën. Djali është shprehur se ajo nuk ishte hera e parë që vajzat e kishin ftuar në shtëpi me dëshirën për ta puthur. Gjykata vendosi se djali do të qëndrojë në burgun e të rinjve derisa të mbushë 18 vjeç.

© Panorama.al

Te lidhura