“Kosova ka vend special në familjen time”/ Biden letër Osmanit: SHBA e gatshme të punojë me qeverinë e re. Ja çfarë thotë për njohjen reciproke me Serbinë

Feb 16, 2021 | 16:40
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se SHBA-të shprehin gatishmërinë për të punuar me qeverinë e re të Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

biden 1

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka dërguar një telegram urimi ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në letër thuhet se SHBA-ja është e interesuar që ta vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën dhe të ndihmojë integrimin e saj në rrugën evropiane. Gjithashtu përmendet edhe dialogu me Serbinë, derisa theksohet se duhet bërë punë në njohjen reciproke mes dyja vendeve.

“Ka ende shumë punë për të bërë, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë e fokusuar në njohjen e ndërsjellë, që fuqizon sundimin të ligjit, përballjen me pandeminë dhe nxitjen e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të begat për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën të cilën presidenti Biden i ka dërguar Osmanit.

Biden shprehet ndër të tjera se “Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

ppp

akt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura