TIRANË- “Kreditim dhe vetëkreditim të ekonomisë shqiptare duke blerë e shitur produkte shqiptare, mjedis i favorshëm për biznesin dhe gjithë lehtësirat për zhvillimin e tij”. Kështu është shprehur kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë takimit me përfaqësues të biznesit në “Javët e Biznesit”, aktivitet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.
“Ku aktivitet që nis në Tiranë, pas kësaj do të zhvendoset Prishtinë, Shkup, Tetovë, Preshevë, Mal të Zi e kudo. Ku është një rast shumë i mirë për të vazhduar këtë dialog, por ekspozimi është i pamjaftueshëm, nëse ne nuk biem dakord për qëllime të përbashkëta”- tha Basha, duke iu drejtuar biznesmenëve të pranishëm.
Sipas tij, duhet parë se cili është 100 mln eurosh i parë që do ridrejtohet nga tregjet e tjera te ai shqiptar. “Cili do jetë ritmi që 100 mln euro do rikreditojnë ekonominë shqiptare dhe vetëm atëherë do të themi se simbolika e 100 bizneseve në 100 vetorin e pavarësisë, ka me të vërtetë rezultat”- theksoi Basha.











