1 Qershori, Totozani: Mbrojtje të drejtave të fëmijëve

Jun 1, 2012 | 13:25

TIRANE- Ne diten nderkombetare te femijeve, Avokati i Popullit, Igli Totozani ben apel per rritjen e ndergjegjesimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Sipas tij miratimi i ligjit “Për mbrojten e të drejtave të fëmijës” shënoi një hap të rëndësishëm për mbrojtjen efektive dhe përkujdesin e posaçëm lidhur me të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, por ndërkohë autoritetet shtetërore përgjegjëse duhet të angazhohen për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, me qëllim garantimin e të drejtave dhe lirive të fëmijëve.

Gjatë vitit 2011 Shqipëria ratifikoi gjithashtu Konventën e Këshillit të Evropës “Për ushtrimin e të drejtave të fëmijëve”.

“Si zbatimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor shqiptar në veçanti legjislacioni penal, ashtu edhe respektimi i akteve ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, janë për të gjitha institucionet e shtetit një përgjegjësi dhe detyrim konstant e i përditshëm”-thekson Totozani.

© Panorama.al

Te lidhura