“Zhgënjen” pasuria e Mubarakut, vetëm 700 mijë euro

Jun 16, 2011 | 9:21

Përkundër parashikimeve prej miliarda dollarësh, pasuria e ish-Presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, është vetëm gjashtë milionë lira egjiptiane ose 700 mijë euro. Kjo, të paktën sipas avokatit të ish-Presidentit. Paratë ndodhen në Bankën Kombëtare Egjiptiane. Farid el Dib, gjatë një interviste në gazetën “El Sayasa” të Kuvajtit, tha se shifrat e publikuara nga mediat e tjera mbi pasurinë e Mubarakut janë shumë të ekzagjeruara. Ish-Presidenti ndodhet i shtruar në spital, ndërsa autoritetet egjiptiane po e hetojnë atë dhe familjen e tij e po përpiqen t’i sekuestrojnë pasuritë. Mubarak dha dorëheqjen në shkurt 2011 pas protestave masive kundër pushtetit të tij.

© Panorama.al

Te lidhura