“Vila në fshat e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, nuk ishte asgjë më shumë se një bordello”, deklaruar prokurorët në Itali. Deklaratat dolën në një seancë ku do të vendoset nëse tre njerëz duhet të shkojnë në gjykim, pasi akuzohen se kanë rekrutuar femra për festat seksuale të kryeministrit. Berluskoni, 74 vjeç, thuhet se ka paguar 33 gra, përfshirë edhe një minorene, me para dhe bizhuteri, në këmbim të favoreve seksuale gjatë festave. Miku i tij dhe personaliteti i njohur televiziv, Emilio Fede, 80 vjeç, si dhe agjenti i spektakleve, Lele Mora, 56 vjeç, akuzohen se kanë përzgjedhur vajza për festat e quajtura “Bunga- bunga”. Këshilltarja rajonale, Nikola Mineti, 25 vjeçe, është e akuzuara e tretë. Ish-dentistja anglo-italiane thuhet se edhe ka performuar kërcime provokuese përpara Berluskonit. Sipas prokurorëve, ata kanë krijuar një “sistem për të siguruar femra lirësisht të disponueshme për të prostituuar veten”, skena e të cilave ishte shtëpia e Berluskonit në Arkore, afër Milanos.











