“Vetëvendosje” çon Thaçin të hënën në interpelancë

Jun 15, 2011 | 9:11

Kryeministri Hashim Thaçi po përgatitet për interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i lëvizjes “Vetëvendosje”. Kryesia e Kuvendit e ka marrë parasysh kërkesën e Kryeministrit për shtyrjen e interpelancës dhe ka vendosur që kjo seancë të mbahet javën e ardhshme. “Sa i përket interpelancës, Kryeministri ka kërkuar që shtyhet dhe Kryesia mori vendim që interpelanca të mbahet të hënën në orën 10:00”, tha dje kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi. Interpelanca për kryeministrin Thaçi, e thirrur nga lëvizja “Vetëvendosje”, ka të bëjë me autostradën Vërmicë-Merdare.

© Panorama.al

Te lidhura