TIRANE- Ka qenë një reagim i shkurtër ai i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama lidhur me vendimin e dhënën sot nga Kolegji Zgjedhor.
“Drejtësia në Shqipëri ka vdekur, ndërsa opozita do të flasë nëpërmjet një aksioni të madh popullor për të shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e saj”- tha kryesocialisti.
Sipas tij, të gjithë e dinë të vërtetën e zgjedhjeve në Shqipëri, por akti i Kolegjit Zgjedhor flet më shumë se çdo fjalë për kapitullimin pa kushte të drejtësisë nën trysninë e pushtetit që i lejon vetes çdo gje dhe nuk ndëshkohen çdo gjë.
“Sot fjalët tona janë të tepërta, sepse Kolegji Zgjedhor vulosi një vjedhje sy për sy, nxori humbësin fitues, duke bërë qorrin dhe shurdhin si në çdo regjim padrejtësie”- tha Rama.
© Panorama.al












