Partia Socialiste do t’i kërkojë Kolegjit Zgjedhor pavlefshmërinë e plotë të asaj që deputeti i PS-së, Blendi Klosi e quajti, masakër elektorale.
Në një deklaratë për mediat, deputeti Klosi, tha se kryeministri Sali Berisha dhe vegla e tij qorre, Arben Ristani po i heqin Shqipërisë shancin për të patur një proces europian, dhe po e lënë Shqipërinë shumë larg standarteve të Bashkimit Evropian.
“KQZ i ngjan një pazari çikërrimash, nje institucioni që është i paaftë të dëshmojë edhe atë që i dëshmon urdhëruesi i saj”- tha Klosi.
Ky proces, vazhdoi më tej ai, e ka çuar vendin në një rrugë shumë të rrezikshme, koston e së cilë do ta paguajnë qytetarët shiptarë.
Sipas tij, ka qindra vota më shumë se votues në shumë qendra votimi, e qindra më pak në qendra të tjera.
“Më shmë se sa gjysma e qendrave të votimit, dëshmojnë se qytetarët nuk kanë shprehur vullnetin e tyre, por kanë qenë kthyer në baza të Partisë Demokratike, ku deformohej vullneti i qytetrëve shqiptarë”- tha ai.
© Panorama.al











