“Tërmeti”, qeveria dërgon 5 ekspertë në komunën Zharrëz

Sep 12, 2012 | 12:13

Protesta e banorëve të komunës Zharrëz

FIER/ Sazan Guri në grupin e punës: Rezultati brenda muajit.

Dy ditë pas lëkundjeve të forta të tokës në zonën e Zharrëzës,  protestës së banorëve dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit të komunës, qeveria ngre një grup pune me ekspertë për t’i dhënë zgjidhje dhe një përgjigje përfundimtare këtij fenomeni. Specialistë të fushave të ndryshme, kryesisht të naftës e mjedisit, përfaqësues të komunitetit, organeve drejtuese në komunë dhe zonë, të drejtuara nga specialisti Sazan Guri, nisën dje me punën e ngarkuar. Ata morën takim me krerët e komunës, si dhe banorë të zonës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura