“Të pranohen kufinjtë ekzistues në Ballkan”

Jul 17, 2012 | 21:26

Kryeministri, Sali Berisha në fjalën e tij në takimin mbi sigurinë globale në Romë, me temë “Sfidat kryesore, sot, pёr paqen dhe sigurinë”, theksoi rëndësinë e pranimit të kufijve ekzistues në Ballkan. Ai tha se, pranimi i kufijve ekzistues është kruciale për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë, duke shtuar se, çdo përpjekje për të rishikuar kufijtë hap një zinxhir tensionesh dhe madje konfliktesh dhe do të duhen shumë vite për të dalë prej tyre.

Berisha vlerësoi se, Ballkani nga një rajon konfliktual është shndërruar sot në një rajon bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. E rëndësishme, sipas kryeministrit Berisha, për të gjithë ne që jetojmë në këtë rajon është të kuptojnë e pranojmë se këto ndryshime janë të pakthyeshme dhe se koha nuk mund të kthehet mbrapa.

Deklaratat e fundit që janë lëshuar nga Beogradi zyrtar, kreu i qeverisë shqiptare i ka cilësuar si jo të shëndetshme në fjalën e tij, por pavarësisht kësaj, Berisha u shpreh se “ne shohim me interes të vazhdojmë përpjekjet tona për integrimin e mëtejshëm rajonal.”

Berisha vlerësoi si ditën më emocionues të tij, ditën kur flamuri shqiptar është ngritur në Bruksel, duke bërë që Shqipëria këtë 100- vjetor të shpalljes së Pavarësisë ta festojë si anëtare e NATO-s.

© Panorama.al

Te lidhura