Greqi, Tzipras merr mandatin për qeverinë, mbështetet nga Kuvelis.
“Samaras e Venizelos të tërhiqen nga marrëveshja e BE-së”
Lideri i koalicionit të majtë grek, “Syriza”, Aleksis Tzipras, mori dje mandatin për të formuar qeverinë e re greke, me premtimin se tashmë grekët do të shpëtojnë nga memorandumi europian i kursimit. “Koalicioni im propozon një qeveri të së majtës, e cila do të jetë një qeveri e shpëtimit nga Memorandumi”, u shpreh dje Tzipras duke nxitur reagime europiane. Mandati për formimin e qeverisë i kaloi koalicionit Tzipras, që për herë të parë në historinë greke u rendit si forca e dytë më e rëndësishme politike në vend, pasi lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, i cili u rendit i pari për sa i përket mbështetjes në Parlament, dorëzoi mandatin një ditë më parë vetëm gjashtë orë pasi e mori. Nëse edhe Tzipras nuk arrin të formojë koalicionin e duhur brenda tri ditësh, atëherë mandati i kalon PASOK, forca e tretë për këtë 4-vjeçar parlamentar. Nëse as lideri i tij, Evangelos Venizelos nuk arrin të mbledhë brenda tri ditësh numrin e duhur të deputetëve për të formuar qeverinë, atëherë pas 30 ditësh Greqia i drejtohet një faze tjetër zgjedhore.
Sfida e Tzipras
Lideri i “Syriza” tha se partitë pro-memorandumit të BE-së nuk kanë shumicën në Parlament, sepse populli votoi kundër politikave brutale dhe kundër masave të reja. Por ftesa e tij për përfshirjen e dy forcave në ish-koalicionin qeveritar mbetet e hapur, “në rast se ata tërhiqen nga obligimet për masat e kursimit”. Duke iu drejtuar liderëve të Demokracisë së Re e PASOK, Tzipras tha se “Nëse Samaras e Venizelos janë penduar dhe e duan koalicionin qeverisës, i ftoj t’i dërgojnë BE-së një letër ku të pohojnë se nuk janë të angazhuar për aplikimin e masave shtrënguese”. Menjëherë pas kësaj reagoi Antonis Samaras i konservatorëve të Demokracisë së Re, i cili e akuzoi Tzipras për arrogancë e populizëm. “Po më kërkon të vë firmën për shpërbërjen e Greqisë. Ta dijë se ka përballë një parti europiane të qendrës së djathtë, që nuk lejon tifozët e populizmit të shkatërrojnë vendin”, tha kreu i Demokracisë së Re.
Takimet
Tzipras mori mbështetjen nga E Majta Demokratike e Fotis Kuvelis për formimin e qeverisë. Së bashkua ata kanë 78 deputetë, që janë shumë larg pragut prej 151 deputetësh që mundëson nisjen e formimit të qeverisë. Kuvelis thekoi se mbështet anulimin e memorandumit dhe qëndrimin e Greqisë në Euro. Sot, kreu i “Syriza” do të takojë Antonis Samaras të Demokracisë së Re dhe Evangelos Venizelos të PASOK, si dhe forcën e katërt politike, Grekët e Pavarur të Panos Kamenos. Tzipras ka marrë refuzimin e prerë të Partisë Komuniste, ku sekretarja e saj, Aleka Papariga, refuzoi çdo bashkëpunim.
Paralajmërimi
Politikanët kryesorë gjermanë kanë paralajmëruar Greqinë të martën se vendi nuk do të marrë asnjë cent më shumë, nëse nuk përmbush kushtet e huas ndërkombëtare. Si ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania ka kontribuar pjesën më të madhe të garancive financiare nën huan e Greqisë, e cila i jepet Athinës nën kushte specifike që përfshijnë masat e ashpra të kursimit. “Marrëveshja duhet të respektohet. Nuk mendoj se mundet apo duhet të negociojmë”, tha Martin Shulz, politikan gjerman dhe president i Parlamentit Europian. Gerda Haselfeldt, nga CDU-ja bavareze, simotra e partisë së Merkel, mbështeti deklaratat e Shulz duke paralajmëruar Greqinë për hapat pas. “Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar. Ndihma jepet vetëm po u plotësuan kushtet”, tha ajo para gazetarëve.Deklarata nga KE
Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, deklaroi se cilado qoftë qeveria e re greke, nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të masave të kursimit për të marrë huan e domosdoshme. “Vendet e BE-së, si Greqia, të cilat kanë marrë mbështetje ndërkombëtare, nuk kanë zgjidhje tjetër veç zbatimit të tyre, paralel me përpjekjet për rritjen ekonomike. Dilema është masa financiare ose falimentim”, tha Barroso, duke shtuar se nuk beson në zgjidhjen “falimentim”. Barroso u bëri thirrje qeverive europiane që të zbatojnë propozimet për nxitjen e rritjes ekonomike. Ndërsa komisioneri evropian, Olli Rehn, kërkoi që vendet europiane të gjejnë ekuilibrin mes kursimit dhe zhvillimit.
Reagimi i SHBA-së
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA mbetet e angazhuar për të vazhduar bashkëpunimin e saj me Greqinë mbi çështjet në rajon dhe në nivel botëror, duke pritur formimin e një qeverie bashkëpunimi. Në mesazhin e SHBA theksohej se stabiliteti në Europë është shumë i rëndësishëm.