TETOVE- Gjykata Themelore e Tetovës ka shtyrë sot gjyqin ndaj tre aktivistëve të “Iliricum Libertas”
Petrit Ibrahimi, Rinor Sllova dhe Tonus Papraniku do të paraqiten në gjykatë më datën 20 mars.
Aktivistët e “Iliricum Libertas” më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit kombëtar u arrestuan nga policia ndërsa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës nga Shkupi.
Ata u liruan pas gjashtë orëve, ndërsa vetëm dy ditë më vonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme u njoftua se ndaj katër aktivistëve është ngritur padi penale nën akuzën se kanë nxitur urrejtje ndëretnike.(Koha)
© Panorama.al











