Një gjyshe në Britani ka ngecur në kohën e Luftës II Botërore, pas traumës së shkaktuar nga zhurma e përplasjes së një makine policie në kopshtin e saj. Ailin Li, 76 vjeçe, pas çdo zhurme mendon se po sulmojnë gjermanët, dhe bërtet “Vraponi në streha, po bien bombat” dhe hidhet në tokë me duart mbi kokë. Vajza e saj tha se ka qenë shumë mirë para incidentit të 22 gushtit, por tani ka ngecur në vitet ‘40. Ailin është e mbijetuar e Luftës II Botërore, shtëpia e saj në atë kohë u shkatërrua nga bombardimet.











