“Rasti Kleçka”, Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm

May 2, 2012 | 11:26
Fatmir Limaj

PRISHTINE- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj është liruar nga akuzat për krime lufte në rastin “Kleçka”.

Limaj së bashku me shokët e tij të luftës, Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën e Naser Krasniqin, që të gjithë u shpallën të pafajshëm në këtë rigjykim që u mbajt sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Trupi gjykues i udhëhequr nga Jonathan Welford-Carroll, disa javë më parë vendosi që gjashtë të akuzuarit për rastin “Kleçka” të shpallen të pafajshëm, derisa për Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij kishte vendosur të mbahet rigjykim.

Ndërkaq, Prokurori Maurizio Salustro ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të sotëm të shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. /Zëri/

© Panorama.al

Te lidhura