‘Pasditen e vrasjes Aldo ishte në shtëpi,do iknim në dasmë’

Aug 12, 2012 | 11:17

Nexhmi Hoxha, duke folur për “Panorama” dhe i biri, i dyshuar per vrasjen, Aldo Hoxha

Familja Hoxha ka alibi për djalin e vogël të shtëpisë, Aldon, i cili dyshohet nga Policia si njëri prej bashkautorëve të vjedhjes, me pasojë vdekjen e 37-vjeçares Fatbardha Tafaj.

Burrë e grua, Nexhmi dhe Bakushe Hoxha, thonë se i biri ka qëndruar brenda banesës që prej orës 16:00 të së martës, pasi kanë qenë duke u përgatitur për dasmën e mbesës së tyre, nga fshati Çekrez i Tiranës. Aty ku edhe është arrestuar Aldo një ditë pas vrasjes, teksa po kalonte orët e fundit të beqarisë së kushërirës, por edhe të lirisë së tij. Kjo është intervista e përmbledhur e babait të tij, Nexhmiut, dhënë për gazetën “Panorama”, edhe pse biseda ishte shumë më e gjatë.

Djali juaj është arrestuar nga policia si njëri prej bashkautorëve të vjedhjes, me pasojë vdekjen e 37-vjeçares Fatbardha Tafa. Keni dyshuar ju gjatë këtyre ditëve për Aldon, ose ju ka treguar vetë ai ndonjë gjë?

As njëra dhe as tjetra. Nuk është djali im vrasësi i asaj gruaje.

Policia thotë se ka prova, pse jeni kaq i sigurt?

Prova e vetme e policisë është presioni psikologjik dhe dajaku që ka ngrënë Aldo për shumë orë me radhë. E kam parë me sytë e mi duke e keqtrajtuar dhe është lënë më këmbë, derisa ka vjellë dhe ka rënë përtokë. Atëherë kanë denjuar t’i sjellin një mjek. Sa për sigurinë time që Aldo nuk është vrasësi, e them ngaqë pasditen kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë gjatë gjithë kohës në shtëpi. Sa brenda, apo në oborr. Për brenda shtëpisë garantojmë unë dhe gruaja, ndërsa…

(Intervisten e plotë mbi pretendimet e tij dhe si e njeh babai te birin,  Aldo Hoxha mund ta lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print.)

ELISABETA ILNICA

© Panorama.al

Te lidhura