Kukës, ortekët rrezikojnë Shtiqnin

Feb 18, 2012 | 12:39

Mustafë Kaculi, sinoptikan i Kukësit

Sinoptikani: Ngrohja e motit krijon ortekët nga Gjalica

Dëbora e madhe mbi Gjalicë risjell kujtime të hidhura për banorët e fshatit Shtiqën, fshat që shtrihet përgjatë gjithë rrëzës së malit, nga Krenxa deri tek oxhaku i uzinës. Në qendrën e fshatit banorët kanë ridalë pas shumë ditësh që nuk janë parë me njëritjetrin dhe përveç pyetjeve të zakonshme për shëndetin, ushqimet, bagëtitë, biseda e tyre tretet menjëherë këtu e 27 vite më parë, kur më 9 janar një ortek i fuqishëm në lagjen Muje mori jetën e 12 banorëve dhe plagosi 27 të tjerë.

Kjo ishte një ngjarje tepër e rëndë dhe në atë kohë qeveria komuniste vendosi që fshati të shpërngulej i tëri për më shumë se një muaj. Lagjja thuajse nuk u rikthye më, sidomos shtëpitë që u prishën të tëra dhe shteti vendosi të krijojë një lagje krejtësisht të re, e cila më vonë mori emrin e malit përballë, që u shkaktoi fatkeqësinë. Por, në fakt, në sajë të këtij mali, njerëzit kishin jetuar ndër shekuj. Në fakt, në majën e Gjalicës, 2468 metra, në të enjten e parë të gushtit festohet “Festa e Gjalicës”, me rite dhe kurbanë për malin e lartë. Më pas emrin e malit e mori dhe një firmë piramidale, që vlonjatët me batuat e tyre thoshin se “e dinim mal dhe jo lumë që na mori të tërëve”. Disa prej banorëve në shtëpitë e amortizuara që janë në damarët e shpatit që ngrihet vrullshëm mbi fshat janë vetëevakuuar, ndërkohë që frikën e kanë edhe shumë të tjerë. Është po ai mal, gati po ajo sasi dëbore, vetëm se në shpatin e malit janë rritur pak më tepër shkurre dhe drurë, të cilat gjithsesi frenojnë ortekët. Mali i famshëm u degradua nga prerjet pa kriter të banorëve dhe nga helmi i gaztë që nxirrte shkritorja e bakrit në rrëzë të saj për 30 vite radhazi. Dimri i sivjetshëm, me reshje të shumta dhe temperatura të ulëta, vlerësohet si një ndër dimrat më të ashpër të dekadave të fundit. Analogjia më së shumti bëhet me dimrin e vitit 1985, kur i gjithë Veriu u bllokua për dy muaj, ndërkohë që pati dhe humbje të jetëve njerëzore. Përveç ortekut në Dëbora e madhe mbi Gjalicë risjell kujtime të hidhura për banorët e fshatit Shtiqën, fshat që shtrihet përgjatë gjithë rrëzës së malit, nga Krenxa deri tek oxhaku i uzinës. Në qendrën e fshatit banorët kanë ridalë pas shumë ditësh që nuk janë parë me njëritjetrin dhe përveç pyetjeve të zakonshme për shëndetin, ushqimet, bagëtitë, biseda e tyre tretet menjëherë këtu e 27 vite më parë, kur më 9 janar një ortek i fuqishëm në lagjen Muje mori jetën e 12 banorëve dhe plagosi 27 të tjerë. fshatin Shtiqën, një i tillë me 6 të vdekur ra edhe në fshatin Vilë të Kukësit, ndërkohë që një tjetër njeri humbi jetën në Tregtan të Hasit. Mustafë Kaculi, që ka një jetë të tërë me instrumentet që matin kohën dhe një specialist i mirëfilltë, tregon se ky dimër është më i egri në 27 vitet e fundit, por jo më i madh se i vitit 1985.

Jeni prej 36 vitesh sinoptikan në Stacionin Meteorologjik të Kukësit dhe keni statistika të sakta të motit. Thuhet se dimri i sivjetshëm është i jashtëzakonshëm, madje dhe më i madh se i vitit 1985. Është e vërtetë?

Dimri i vitit 1985 ka qenë një dimër shumë i ashpër. Në aeroportin e Kukësit, ku jemi edhe sot, lartësia e dëborës ka qenë 168 cm, ndërkohë që në zonat e thella deri në tri metra. Temperaturat kanë qenë mjaft të ftohta. Më 22 shkurt 1985 është rekordi -22 gradë celcius. Kjo është dhe temperatura më e ulët që unë kam matur në 36 vite. Po të bëjmë një analogji me këtë dimër, temperatura më e ulët është shënuar më 14 shkurt, –15 gradë, me trashësi dëborë po në aeroport, 135 cm. Pra, dimri i ‘85-s, është më i madh edhe për sa i përket lartësisë së dëborës edhe temperaturave të ulëta.

Atë dimër nga Gjalica, mali përmbi fshatin ku jeni banor, Shtiqën, ra një ortek që mori jetën e 12 banorëve në lagjen Muje dhe plagosi shumë të tjerë, duke e shkatërruar thuajse tërësisht këtë lagje. Keni qenë me shërbim në stacion në atë kohë?

E mbaj mend shumë mirë se kam shkuar disa herë në vendngjarje. Ishte një tragjedi e madhe. Trajektorja e tij ishte pak në veri, kryesisht në lagjen Muje. Kur ka borë të madhe dhe ngrohen temperaturat, shtohen mundësitë për të rënë ortek. Shkrija e dëborës i provokon ortekët. Urojmë që kjo të mos ndodhë, por duhet marrë në konsideratë. Ngrohja e motit bën që të rrëshqasë dëbora nga malet dhe provokohet ortek që dihet se sjell fatkeqësi.

Kanë frikë banorët? A ju pyesin shpesh?

Kanë frikë se u kujtohet viti 1985. Fshati në atë kohë u zbraz me urdhër të qeverisë, por dhe sot ekziston mundësia e evakuimit të tyre. Është më mirë që në këtë kohë njerëzit të jenë në vende më të sigurta.

Me këtë sasi dëborë që ka Gjalica përsipër, a rrezikohet fshati?

Unë thashë dhe njëherë që uroj të mos ndodhë, por mundësitë janë dhe asgjë nuk duhet nënvlerësuar e as të bëjmë panik kot. Dëbora në raste të tilla rrëshqet nga malet e këto kanë ndodhur edhe këtë dimër, por shpresojmë të mos bjerë në zona të banuara.

Si mund të parandalohet rënia e ortekëve?

Gjalica ka një pjerrësi të madhe dhe dëmtimi i pyjeve favorizon ortekët. Aty ka pyje e shkurre, por kjo nuk do të thotë se nuk priten ortekë. Duhen dhe prita malore në zona të identifikuara si të rrezikshme nga ortekët. Krahas shtetit, edhe komuniteti i rrezikuar duhet të ngrejë prita malore në zonat e zhveshura.

KUKES/ JONUZ HALLAÇI

 

© Panorama.al

Te lidhura