“Një vit pa Juxhinin, asnjë autor në pranga për vrasjen”

Sep 11, 2012 | 14:26

Fotografia e Juxhin Guzës, dje në Pallatin e Sportit në Durrës

DURRES/ Fjoralba Guza: Nuk gjejmë qetësi pa u kapur përgjegjësit.

Motra e volejbollistit: Momentet e fundit para krimit.

Një vit pasi volejbollisti i ekipit të Teutës së Durrësit, Juxhin Guza, ka ndërruar jetë në duart e mjekëve pasi u qëllua me thikë, asnjë person nuk është vënë para drejtësisë për krimin e rëndë. Edhe pse fill pas tragjedisë së 13 shtatorit të vitit 2011 në mjediset e Policisë janë izoluar për disa orë më shumë se 30 persona, nuk u bë e mundur të identifikohet autori që i nguli thikën në trup Guzës. Ngjarja e rëndë tronditi të gjithë qytetin bregdetar edhe për faktin se më së shumti dyshohet që krimi mund të jetë kryer nga hajdutë, që kanë synuar të grabisin varësen e florinjtë të volejbollistit.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura