Leonard Nika: S’kam gisht në vrasje. Gjykata i jep 2 javë kohë Prokurorisë.
Rrëfimi në gjyq i të arrestuarit të vetëm për krimin e dyfishtë.
“Në Theth na dolën 5 persona të armatosur që na rrahën, sepse sipas tyre kishim ngritur pluhur me makinë. Ata na kërcënuan që të mos ktheheshim më atje. Nuk i kam njohur viktimat e nuk kam lidhje fare me atentatin e ndodhur”. Leonard Nika, i vetmi person i ndaluar si i dyshuar për pjesëmarrjen në atentatin ndaj babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku, me 30 gusht në zonën e spitaleve në Shkodër, ka mohuar edhe dje në sallën e gjyqit të ketë gisht në ekzekutimin e tyre. Për të, Gjykata e Shkodrës vendosi dje vetëm 15 ditë burg, derisa Prokuroria të gjejë prova të mjaftueshme.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











