“Na gënjyen për pallatin, tim bir e plagosi nënkryetari i Bashkisë”

Jul 29, 2012 | 12:07

Vjollca Bori, nëna e të plagosurit

Nëna e të plagosurit në Kamzë: Godina që na shembën s’është pa leje, i kemi të gjitha dokumentet.

Vjollca Bori: Bëmë marrëveshje për një pallat, por na prenë në besë.

Përplasja e banorëve të Kamzës me Policinë Bashkiake dhe plagosja e dy kushërinjve nga punonjësit e Bashkisë, më shumë se zbatim i vendimit për prishjen e ndërtimeve pa leje, është një çështje personale mes të afërmve të kryebashkiakut Mziu dhe familjes së dëmtuar. Vjollca Bori, nëna e Gentian Borit, i cili humbi ndjenjat dhe ndodhet i plagosur në Spitalin Ushtarak pasi u godit pas koke nga punonjësit e Bashkisë, akuzon nënkryetarin e Kamzës për plagosjen e të birit. Ajo tregon se familja e saj disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe incidenti i së premtes, kur Bashkia nisi t’i shembë shtëpinë, ishte një çështje personale mes Bashkisë Kamzë dhe djalit të saj.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura