Besnikët e liderit libian, Muamar Gedafi, kanë parakaluar me armën e tyre të re, luftëtaret femra, përpara mediave ndërkombëtare. Rreth 500 gra, besnike të liderit Gedafi, sapo kanë përfunduar një program ku kanë mësuar se si të qëllojnë armët, në një bazë afër Tripolit, sipas Guardian. Imazhet kanë treguar femrat duke qëlluar një sërë armësh, ndërsa qeveria libiane ka zbuluar dëshirën që t’i kthente ato në “makina vrasëse”. “Provimi” i tyre ishte nën mbikëqyrjen e disa qeveritarëve. Qindra femra valëvisnin flamujt e gjelbër dhe fotot e Gedafit. Të tjera e tregonin besnikërinë me bizhuteritë që mbanin, në të cilat ishte gdhendur fytyra e liderit libian. Gratë janë zotuar se ishin të gatshme të vdisnin për ta mbrojtur kolonelin.











