“Kryeministri 74-vjeçar mund të bëjë seks gjashtë herë në javë”

Jul 8, 2011 | 10:34
Berluskoni dhe mjeku personal i tij

Mjeku personal i Silvio Berluskonit ka rrëfyer se Kryeministri italian është i shëndetshëm mjaftueshëm për të kryer seks “gjashtë herë në javë”, por duhet të bëjë një ditë pushim. Deklarata erdhi pasi Berluskoni kaloi tumorin në prostatë. Në një intervistë të pazakontë për revistën italiane “Novella 2000”, Umberto Skapanjini e ka përshkruar pacientin e tij 74-vjeçar si një “mashkull superior, si fizikisht ashtu edhe mendërisht’. Vlerësimi i mjekut erdhi në të njëjtën ditë që avokatët e Berluskonit mohuan se ai kishte paguar 100 mijë euro para të thata për pornostaren Mouna Rajli, e cila deklaroi se Kryeministri italian kishte abuzuar seksualisht me të. Sipas raportit, aktorja 21-vjeçare është sulmuar nga Kryeministri italian në mars të vitit 2008, në një festë të organizuar nga agjencia e saj. Berluskoni vazhdimisht përballet me skandale femrash, të cilat marrin bujë të madhe mediatike, sepse konsiderohen “të patolerueshme për një Kryeministër”. Por, vetë Berluskoni është krenar për reputacionin që ka krijuar si qejfli dhe se ka aftësinë të tërheqë vajza të reja e të bukura. Për sa i përket mjekut të tij personal, dr. Skapanjini, anëtar i partisë së Berluskonit, (PDL), ai ka dhënë edhe më parë intervista të kësaj natyre, ku ka deklaruar se Kryeministri ishte i aftë të bënte seks gjashtë herë në javë.

© Panorama.al

Te lidhura