“Jozefina, emërime familjare në Kuvend”

Feb 24, 2012 | 11:34

Sekretari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi dje kryeparlamentaren Jozefina Topalli për emërimet nepotike në administratën e Kuvendit. Deputeti i Partisë Socialiste theksoi dje në faqen e tij të rrjetit social “Facebook” se në Parlament Topalli ka emëruar si drejtoreshë të Marrëdhënieve me Jashtë nusen e djalit të dajës. “Xhozefina vazhdon me emërimet familjare. Ditën e djeshme, kryetarja e Kuvendit, Xhozefina, vazhdoi me spastrimin dhe emërimin e radhës në ndërmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë. Xhozefina shkarkoi pa asnjë shkak drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë të Kuvendit, zotin Dritan Selo, duke emëruar Irma Kocobashin, e cila rastësisht qëllon të jetë nusja e djalit të dajës së kryetares. Pas dhëndrit në Ambasadën tonë në Paris dhe vëllait në Konsullatën tonë në Milano, ky është rasti i radhës i emërimit nepotik të zonjës kryetare”, theksoi Taulant Balla.

© Panorama.al

Te lidhura