Uragani “Isaac” kaloi sërish në Luiziana dje me erëra 75 milje në orë, e me shira horizontalë duke kërcënuar përmbytje serioze. Sipas parashikuesve të motit, shirat mund të zgjasin disa ditë. Ky ishte kalimi i dytë në Luiziana i këtij uragani, pas një kalimi të martën në mbrëmje, e një tërheqjeje në det, për t’u kthyer sërish dje. Sipas ekspertëve, ekziston rreziku i madh i tornadove dhe përmbytjet e qindra miljeve tokë në Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Florida. Stuhia tropikale “Issac” u kthye në uragan të martën, më 28 gusht, në shtatëvjetorin e goditjes së këtyre zonave nga uragani “Katrina”, më shkatërrimtari deri tani në SHBA.











