“I vdekuri” egjiptian zgjohet në funeralin e tij

May 14, 2012 | 13:42

Vajtuesit në funeralin e një kamerieri në Egjipt, i cili u shpall i vdekur nga mjekët pasi kishte pësuar një infarkt, janë shokuar kur në çastet e fundit ai ishte zgjuar nga “gjumi”. Hamdi Hafez al-Nubi, 28 vjeç, ishte rrëzuar në tokë në punë nga mbingarkesa dhe stresi. Mjekët në provincën e tij thanë se i riu kishte pësuar infarkt dhe ishte ndarë nga jeta, madje kishin nënshkruar certifikatën e tij të vdekjes. Por, një mjek tjetër i pranishëm  në funeral pa se shenjat e jetës së djalit nuk ishin shuar. Kamerieri lehtësisht merrte frymë dhe ishte ende i ngrohtë. Ai u tha familjarëve se çfarë po ndodhte dhe u kërkoi të anulonin funeralin për shkak të gabimit të kolegëve të tij. Ata nuk kishin dëshiruar të besonin se “vdekja” e djalit ishte gabim, por kishin nisur festimet antike të “ringjalljes”.

© Panorama.al

Te lidhura