
Policia: Adoleshentja kishte frikë të denonconte Roland Perajn, pësoi traumë nga keqtrajtimi.
Tiranë, denoncimi i vajzës: Më zhveshi, fiku cigaret në trupin tim.
Vajza 18-vjeçare që u izolua për disa orë nga i dashuri në një dyqan në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ka dëshmuar në Polici torturat që ka përjetuar nga i arrestuari Roland Peraj. Ajo ka treguar edhe kërcënimet e vazhdueshme që e kanë detyruar të mos e denonconte në kohë. “Më uli me forcë në karrige dhe m’i lidhi duart me disa objekte plastike. Filloi të më godiste me grushte dhe nëse bërtisja, ai m’i shtrëngonte aq shumë duart pas karriges, sa m’u bënë plagë. Më pas më hoqi bluzën dhe kur unë nxirrja ndonjë zë nga dhimbja, ai më fikte cigaren në trup.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











