“Gazeta shqiptare” feston numrin e 300-të të “Bluetooth”

Apr 29, 2012 | 12:44

VIP-at e ftuar, në ekstazë me birrën “Korça”

Kanë kaluar disa vite dhe tashmë të gjithë lexuesit e “Gazeta shqiptare” kanë bërë të tyrin ritin e të shtunës, të vrapojnë nëpër kioskat ku shiten gazetat dhe për të mësuar krahas lajmeve të tjera, edhe ato mbi personazhet VIP. Suplementi i të shtunës “Bluetooth” javën e kaluar ka pasur numrin e tij të 300-të. Plot 300 javë dhe me mijëra lajme mbi personazhet publikë, foto interesante dhe scoop-e që kanë ngjallur interes. Në nr. e 300-të ata janë mbledhur tek “Sharm” së bashku me personazhet e njohur, për të festuar këtë moment që për ta është një sukses i radhës së kësaj gazete. Ne u urojmë kolegëve shumë numra të tjerë akoma më interesantë.

© Panorama.al

Te lidhura