“E dua shumë”

Aug 27, 2011 | 11:29

Një album i çuditshëm fotografish i mbushur në çdo faqe me foto të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs, u gjet në rezidencën e kolonel Gedafit. Ndërsa u gjetën shumë objekte super të shtrenjta që treguan për herë të parë jetën e tyre “mbretërore”, objekti që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte albumi. Në një intervistë me TV “Al-Jazeera” në vitin 2007, ai tha: “E mbështes gruan e dashur e të zezë afrikane. E admiroj dhe jam shuam krenar për mënyrën se si ajo u jep urdhra liderëve arabë. Liza, Liza, Liza…. E dua shumë. Jam krenar se është me origjinë afrikane”. Një vit më pas, kur Rajs bëri një vizitë historike në Libi, pas shumë vitesh ndërprerjeje marrëdhëniesh diplomatike, ajo tha se “SHBA nuk kanë armiq të përhershëm”. Gedafi e ftoi në shtëpinë e tij. Ai vazhdimisht e thërriste atë Liza. Gjatë vizitës, ai i dhuroi Rajsit një unazë diamanti, një lahutë, një medaljon me fytyrën e tij të gdhendur në të dhe një kopje të “Lirit të Gjelbër”, një këndvështrim personal politik që shpjegon “Teorinë e Tretë Universale për një shoqëri të re demokratike”. Të gjitha kushtonin 212 000 dollarë.

© Panorama.al

Te lidhura