“Dinastia Bler”, djali i ish-kryeministrit, drejt Kuvendit

Jul 23, 2012 | 11:22

Euan Bler, i biri i ish-kryeministrit britanik Toni Bler, po kërkon një karrierë në politikë. Sipas revistës “The People”, djali më i madh i çiftit Bler, 28-vjeçari Euan, kërkon të ndjekë hapat e të atit për t’u bërë një deputet i laburistëve. Një mik i familjes Bler është shprehur se “Euan po mendon prej kohësh të nisë një karrierë në politikë. Sheri (e ëma) është veçanërisht e kënaqur për këtë. Asaj i pëlqen ideja e një ‘dinastie Bler’, si ajo e ‘stilit Kenedi’”. Miqtë e tij janë shprehur se Euan mezi po pret të përmirësojë besueshmërinë e tij si laburist duke marrë përsipër një post në sektorin publik dhe besohet se ai e ka lënë punën e tij në bankën e investimeve “Morgan Stanley”. Sipas një deputeti laburist, i riu Bler ka shfaqur angazhim duke e treguar veten një “aktivist laburist të vërtetë”.

© Panorama.al

Te lidhura