“Der Spiegel”: Tensioni politik, pengesë për në BE

Jun 8, 2011 | 13:42

“Zgjedhjet e fundit shoqëruar me tensione politike po bëhen një dëmtim i shanseve të Shqipërisë për integrimin në BE. Për më tepër, ‘lufta’ midis garuesve për bashkinë e Tiranës, Edi Rama dhe Lulzim Basha ka penguar edhe ndonjë progres politik të bërë gjatë dy viteve”.

Kështu e analizon revista gjermane, “Der Spiegel”, situatën më të fundit politike në vendin tonë, duke e cilësuar atë të ndarë në dy kampe politike.

“Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane, por pikëpyetjet e ngritura rreth zgjedhjeve lokale dhe posaçërisht për ato për kryetarin e bashkisë së Tiranës i kanë ulur shanset qe kjo ëndërr të behet realitet sa më shpejt që të jetë e mundur”-thuhet në artikull.

Sipas revistës, anembanë Ballkanit, qeveritë janë të angazhuara për rrugën integruese, në mënyrë që të merren seriozisht si vende potencialisht anëtarë të BE-së.

“Serbia është duke punuar në drejtim të një marrëveshje pajtuese me Kosovën. Maqedonia dëshiron që të lërë mënjanë grindjen e saj të vjetër me Greqinë fqinje, dhe Kroacia ka nxjerrë kriminelët e saj të luftës në gjyq, para drejtësisë”- theksohet më tej.

Ndërkohë duke u ndalur tek Shqipëria, artikullshkrusi nënvizon se “20 vjet pas rënies së perders se hekurt, vetëm Shqipëria ka ngelur prapa. Shumë vezhgues e konsiderojnë Shqipërinë si “një fortesë së armëve, drogës dhe trafikantëve të femrave si dhe atdhe i gjakmarrjes. Rivaliteti i ashper mes Sali Berishes dhe Edi Rames ka nxjerre ne pah problemin e madh te Shqiperise: sensi i dobet i demokracise- elita politike nuk eshte e pergatitur te pranoje humbjen ne votime dhe mungesa e autoritetit te nevojshem te organeve shteterore, cka i ben shume shqiptare ta shohin shtetin si te pavlere”- thuhet në artikull, qe i plote mund te lexohet ne http://www.spiegel.de/international/europe/0,1518,767175,00.html

© Panorama.al

Te lidhura