Skuadrat e kërkimit në Itali kanë gjetur tetë trupa të tjerë në mbetjet e anijes “Costa Concordia”. Trupi i një vajze pesëvjeçare, që besohet të jetë Dyana Arloti, është mes atyre të gjetur së fundmi. Zyrtarët thanë se 32 njerëz humbën jetën në këtë fatkeqësi, por deri para gjetjes së trupave të fundit, vetëm 17 prej tyre ishin gjetur. “Costa Concordia” po transportonte më shumë se 4200 njerëz, pasagjerë dhe ekuipazh, kur u mbyt në brigjet toskane më 13 janar, afër ishullit Giglio. Pesëvjeçarja Dyana Arloti është viktima më e re e kësaj fatkeqësie. Edhe babai i saj ka humbur jetën. Të gjithë trupat janë gjetur në një pjesë të anijes të quajtur “Ura 4”. Hetimi mbi kapitenin e kësaj anijeje resort, të krahasueshme me “Titanikun”, po vazhdon.











