Boboshtica,pretenca:2 vjet burg kreut të Omonia

Jun 2, 2011 | 12:17

KORCË- Në mbyllje të hetimit për skandalin e varrezave, njohur si cështja Boboshtica, Prokuroria ka kërkuar 2 vjet burg për kreun e OMONIA-s, të Korcës, Naum Disho dhe nga një vit për dy punëtorët e akuzuar.

Sipas organit të akuzës, varret në Boboshticë janë dhunuar e për këtë fajtorët duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore e të vuajnë dënimin.

Dy punëtorët, Alqi Koroveshi dhe Luan Zace nuk i kanë pranuar akuzat. Punëtorët kanë kërkuar drejtësi nga gjykata, duke u mbrojtur me argumentin se ata kanë qënë punëtorë të thjeshtë e nuk kanë lidhje me sa ka ndodhur.

Seanca e radhës pritet të mbahet në datën 9 qershor, ku pritet të shprehet edhe Gjyakta me një vendim final.

© Panorama.al

Te lidhura