“Big Mama”, dalja e parë publike pas tragjedisë

Aug 5, 2012 | 12:02

Pasi ka auluar të gjitha angazhimet në muzikë derisa të marrë veten pas tragjedisë që i ndodhi pak javë më parë, ku humbi jetën miku i saj, këngëtarja e njohur “Big Mama” ka bërë kështu daljen e parë publike, jo për ndonjë angazhim rreth punës, por për të pirë kafe me disa miq të saj, e për të larguar stresin të cilin e ka pasur për disa javësh rresht. Këngëtarja kishte lënë mënjanë të gjitha koncertet e verës, si dhe promovimin e projekteve muzikore, të cilat sapo kishte filluar t’i nxirrte në treg.  Një ndër to ishte dhe klipi i ri, ”Magjishëm”, i cili ngeli pa ndonjë promovim për shkak të aksidentit, i cili i mori jetën mikut të saj. Së shpejti pritet të bëhet e ditur se kur do të fillojë me aktivitetet e saj këngëtarja që më parë kishte paralajmëruar se nga shtatori do të fillojë dhe një show televiziv.

© Panorama.al

Te lidhura